Zbulohen të gjithë emrat e aksionarëve të Ferizajt me përqindje

Klubi i futbollit Ferizaj është privatizuar dhe ka aksionarët e vetë. Anglezët apo Central Capital Consultans, ka 51 për qind të aksioneve, ka deklaruar në ARBK 76,500.00 euro apo 51 për qind të aksioneve.

Kjo shumë është  e deklaruar fillimisht dhe a do të rriten këto në vazhdimësi, kjo çështje duhet sqaruar nga klubi. Në listën që e ka siguruar gazeta kombëtare “Bota sot”, shihen emrat e aksionarët kush më shumë e kush me pak.

Lista e aksionarëve

Sadush Rysha 7,350.00 -4.90%
Jeton Rysha 7,350.00 – 4.90%
Mustafa Grainca    14,700.00 – 9.80%
Central Capital Consultans 76,500.00 – 51%
Fatmir Reshani 14,700.00 – 9.80
Fisnik Bucaliu 14,700.00 – 9.80 etj.

Image

Është mirë që Bordi apo menaxhmenti i klubit që ta sqarojnë në detaje, se kjo shumë e deklaruar në AKRB, a është si bazë apo shkon duke u rritur? Cila është situata?
Drejtuesit e klubit duhet ta njoftojnë opinionin në tërësi se cili është qëllimi i këtij privatizimit. A është ky privatizim i “politizuar” apo tamam sportiv? Të gjitha këto pyetje presim përgjigje nga vet klubi, sepse edhe opinioni sportiv është kureshtar ta dijë. Çdo privatizim është i mirëseardhur, por çështja e privatizimit të klubit duhet të bëhet transparente. Sepse i madh dhe i vogël i janë gëzuar privatizimit, por pse nuk jepen edhe detajet tjera? Pse kryetari i klubit, Mustafë Grainca, nuk e ka publikuar edhe listën e aksionarëve në faqen e tij në facebook?

Mustafa është anëtar i kryesisë së PDK-së dhe zv. ministër, njeriu që po kontribuon shumë për futbollin ferizajas, por do të ishte e mirë nga ana e tij që t’i deklaron të gjitha hapur dhe nuk ka asnjë mënyrë pse të ruhet sekreti i gjërave tjera, kur dihet se privatizimi u bë për të mirën e klubit.  Prandaj, presim që klubi t’i paraqes të gjitha ato që duhet paraqitur, sidomos çka parasheh privatizimi në tërësi. Po ashtu edhe Arian Imeri është aksionar, shef i grupit parlamentar i PDK-së, shkruan botasot.

Duhet theksuar se Grainca dje ka paraqitur edhe certifikatën e regjistrimit, duek shkruar: “Sot, zyrtarisht morëm çertifikatën e biznesit për klubin futbollistik”Ferizaj”.
Urime, na prift e mbara!”. A ka vlejtur me shumë ky klub se sa kjo vlerë themeluese? A do të thotë kjo që aksionarët kane hyrë me qëllim që shpejt me i shit aksionet e tyre me çmimet të mëdha? Pyetje që presim përgjigjet zyrtare nga klubi!