Xhiroja e 24-të, ja gjyqtarët e 6 sfidave të Superligës

Është bërë delegimi i gjyqtarëve të javës 24 të Superligës. Sfida Liria – Hajvalia gjykohet nga Gramoz Shala. Genc Nuza është në duelin Drita – Feronikeli, derisa Fatmir Tahiri në ballafaqimin Prishtina – Llapi.

Trepça ’89 – Drenica referohet nga Tefik Maloku, kurse Nazmi Raci do të ndajë drejtësinë në sfidën Istogu – Besa. Në Vushtrri referon Mentor Baliu.

E mërkurë

Trepça ’89 – Drenica
(T. Maloku, J. Musolli, B. Rama, M. Bejtullahu)

Drita – Feronikeli
(G. Nuza, F. Berisha, A. Latifi. L. Mustafa)

Liria – Hajvalia
(G. Shala, D. Preniqi, F. Sekiraqa, B. Kosumi)

Istogu – Besa
(N. Raci, S. Berisha, G. Mehmeti, S. Isufi)

Prishtina – Llapi
(F. Tahiri, B. Morina, B. Selimaj, I. Ceroviku)

E enjte

Vushtrria – Gjilani
(M. Baliu, L. Muhadri, M. Berisha, A. Halilaj)