Xhaka karton të kuq kundër Kukelit në Kupë (VIDEO)

Taulant Xhaka është ndëshkuar me kartonë të kuq dhe është larguar nga ndeshja, duke treguar ngjashmëritë me vëllanë e tij, Granitin.

 Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka arritur të përfundoj me sukses ndeshjen e Kupës së Zvicrës, që Baseli zhvilloi ndaj Zurichut.

Kjo pasi, Xhaka është dërguar jashtë nga gjyqtari kryesor i ndeshje.

Kartoni i kuq i Xhakës erdhi pas një ndërhyrje të rrezikshme, por nuk ishte direkt, por pas dy të verdhëve.

Prishtinasi ndërhyri ndaj anësori të Zurichut, Adrian Winter, në minutën e 55 të ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Baselit, të cilët u kualifikuan tutje, teksa për 90 minuta për Zurichun luajti mesfushori tjetër i kombëtares, Burim Kukeli.


Taulant Xhaka Red Card HD Basel 2-1 FC Zurich… by jason-pitt1