Vdes Isak Govori, kontribues i madh i futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës me anë të një letre ka ngushëlluar familjen e Isak Govorit.

Tashmë i ndjeri, Govori, shqyhej për kontributin e tij për sportin e në veçanti futbollin, shkruan GazetaOlle.

Njoftimi: E nderuara familje e Isak Govorit!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Isak Govorit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i tij për sportin dhe në veçanti futbollin ishte i madh, si në periudhën e paraluftës, ashtu edhe në atë pas çlirimit. Ai vazhdimisht u shqua si punëtor i madh sportiv, si mik i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, dhe si të tillë do ta kujtomë gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e më të dashurit tuaj.