Ukrainë – Kosovë, do të luhet me vetëm 1 mijë tifozë!

Ukrainë – Kosovë do të luhet në Krakovia të Polonisë më 9 tetor. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e Federatës së Futbollit të Ukrainës, por që takimi do të zhvillohet me një kusht interesant të vënë nga autoritetet polake.

Polonia ka vënë kusht që në takim nuk mund të jenë më shumë se 1 mijë tifozë.

“Kemi pranuar sot lejën e autoriteteve polake për t’u zhvilluar ndeshja në Krakovia. Mirëpo, kushti i vetëm është se në stadium nuk mund të jenë më shumë se 1 mijë tifozë. Si arsyetim i tyre janë çështjet e sigurisë”, ka thënë Andriy Pavelko nga Federata e Ukrainës për ‘Football Channel’, raporton Gazeta Olle.

Sipas mediave ukrainase, nuk dihet nëse do të ketë tifozë shqiptarë, dhe nëse në 15 mijë ulëset e zbrazura mund të ketë të paktën tifozë polakë.

Ukrainë – Kosovë luhet më 9 tetor nga ora 18:00. /Olle