Emir Sahiti zgjedh Shqipërinë para Maqedonisë

Sulmuesi i talentuar kosovar i Rabotnickit të Shkupit, Emir Sahiti, ka bërë me dije se ka pranuar ftesë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare U-19 që drejtohet nga trajneri Adrian Bellai, shkruan gazeta “Lajm”.

“Sot kam marrë një ftesë nga U19 e Shqipërisë. Jam në pritje të pasaportës shqiptare dhe unë do të luaj për kuqezinjtë. Kam pasur ftesë edhe nga Maqedonia, por kam pranuar të luaj për Shqipërinë. Ndeshjet e Shqipërisë U19 janë me 6, 8 dhe 11 tetor të muajit të ardhshëm dhe do të luajmë me Gjermaninë, Irlandën dhe Gjibraltarinë”, ka thënë për “Lajm”, sulmuesi 17 vjecar Emir Sahiti.

Ndryshe, ai është vëllau më i vogël i Suad Sahitit, i cili poashtu luan te Rabotnicki.