Turp për Robinhon, abuzoi seksualisht me vajzën shqiptare, por drejtësia shkoi në vend

Robinhos i është shqiptuar një dënim prej 9 vitesh me burg pasi që u shpall fajtor për një sulm seksual.

Gazzetta dello Sport zbulon se ish-anëtari i Man Cityt ishte pjesë i një grupi prej pesë personash që e kryen këtë vepër penale, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Më tej, GdS shkruan se viktima e këtij sulmi ishte një shqiptare, ku kjo ngjarje ndodhi në një klub të natës në Milano.

Konkretisht, kjo ngjarje ndodhi më 22 janar të vitit 2013.

Robinho

Aso kohe, Robinho luante për Milanin.

Tani, 33-vjeçari është duke luajtur për klubin e tij të fëmijërisë, Atletico Mineiro.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të vitit 2008, Man City theu rekordin e transferimeve duke e transferuar Robinhon për 32 milionë funte nga Real Madridi.

Pas një fillimi impresiv në Angli, forma e Robinhos filloi të pësonte rënie, ku pas 16 muajsh ai u huazua në Santos. /Gazeta Olle/