Tri ndeshje, tri fitore: KFF Mitrovica bën histori në Ligën e Kampionëve për femra, kalon grupin nga pozita e parë

KFF Mitrovica ka bërë histori në futbollin femëror në Kosovë.

Tashmë kjo skuadër ka kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaOlle.

Vashat e Mitrovicës sot luajtën ndaj Kampionit të Malit të Zi, FK Breznica, ndaj të cilave fituan 1-0, me golin e Biqkajt në minutën e 89-të, nga pika e bardhë.

Kështu me tri ndeshje e poaq fitore, vashat mitrovicase kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve për femra.

Tashmë skuadra kosovare pritet të ketë punë shumë më të vështir pasi që do të takohet me skuadra mjaft të forta.