Tri javët e fundit të vjeshtës, kush favorizohet për tu shpallur kampion vjeshtor

Kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të fund të stinorit vjeshtor, skuadrat kanë filluar t’i bëjnë kalkulimet.

Trepça ’89 ka orar relativisht të vështirë pasi dy ndeshje i luan si mysafirë dhe një vendas. Në fundjavë luan kundër Llapit, ndërsa e pret Ferizajn e i shkon Lirisë.

Prishtina luan me Besën në shtëpi, i shkon Gjilanit dhe e pret Feronikelin. Tri ndeshje të vështira për Prishtinën që ka objektiv primar titullin.

Kampioni aktual po ashtu ka një orar jo aq të lehtë. Fillimisht luan me Ferizajn si mysafirë, pret Drenicën në derbin lokal dhe i shkon Prishtinës, shkruan Gazetaolle.com.

Llapi ka orarin më të mirë nga skuadra e kreut. Në fundjavë pret Trepçën ’89, pastaj shkon në Prizren te Liria dhe e pret në fund Hajvalinë.

Këto tri javë pritet të jenë shumë të nxehta dhe të sjellin, ndeshje të forta.

Java 15

Prishtina – Besa

Drenica – Gjilani

Drita – Liria

Trepça – Hajvalia

Llapi – Trepca ’89

Ferizaj – Feronikeli

Java 16

Gjilani –Prishtina

Feronikeli – Drenica

Trepça ’89 – Ferizaj

Besa – Trepça

Hajvalia – Drita

Liria – Llapi

Java 17

Llapi – Hajvalia

Prishtina – Feronikeli

Trepça – Gjilani

Drenica –Ferizaj

Drita – Besa

Liria – Trepça ‘89

tabelaa