Trepça kërkon fitore përballë skuadrës maqedonase

Skuadra maqedonase e basketbollit Karposh Sokoli 2000, ka vetëm humbje këtë edicion. Ka pësuar pesë humbje në Ligën e fortë regjionale, atë ABA.

Një humbje e ka edhe në ligën më të dobët regjionale, atë Ballkanike, ku paraqiten edhe katër skuadra kosovare. Ndeshjen e ardhshme Karposhi e luan pikërisht në Kosovë, të martën (sot) nga ora 19:00 ndaj Trepçës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

Humbja e të gjitha ndeshjeve të deritashme nga kundërshtari, nuk i mashtron drejtuesit e skuadrës mitrovicase. Trajneri i Trepçës, kroati Neven Plantak, vlerëson se Karposh Sokoli ka skuadrën më të mirë në Grupin B të Ligës Ballkanike.

Karposhi këtë edicion ka debutuar në Ligën Ballkanike dhe në atë të Adriatikut (ABA). Debutuese në Ligën Ballkanike është edhe Trepça…