4 derbit që ia vlen të shikohen në fundjavë

Për dallim nga fundjava e kaluar këtë herë kemi më pak derbi që do të zhvillohen këtë fundjavë.

Takimi që vlen të mos humbet është ai i Premier Ligës angleze mes Leicester Cityt dhe Manchester Cityt, që luhet të shtunën nga ora 18:30, shkruan Gazeta Olle.

Të dielën nga ora 15:15, Manchester United luan me Tottenham Hotspur, kurse gjysmë ore më herët, në Serie A, luhet derbi torinez, Torino – Juventus.

Kryendeshja e javës në Evropë luhet të hënën në “Olimpico”, ku Roma pret Milanin.