Tovërlani: Kam pritur të ketë të infektuar me dëshirë për ta anuluar kampionatin!

Izair Emini është bërë futbollisti i parë i prekur me koronavirus në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndërsa trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka befasuar me deklaratën e tij të fundit, përcjellë Gazeta OLLE.

Sipas ‘Toki’, ai ka pritur që ndonjë skuadër kosovare të infektohet me vetëdëshirë në mënyrë që mos të vazhdon kampionati.

I ftuar në “Klan Kosova”, tekniku kryeqytetas ka theksuar edhe njëherë që pandemia ‘Covid-19’ është një grip i zakonshëm.

Madje, ai nuk do të çuditej nëse do të ketë të tjerë futbollistë të infektuar me ‘koronavirus’ pas kryerjes së testeve.

“Edhe para se të rezultoj ky futbollist pozitiv, unë kam pritur që ndonjë skuadër me vetëdëshirë do të infektohet dhe do të tentojë që ta anulojë fillimin e kampionatit për interesa individuale dhe grupore. Po e them edhe njëherë ky është vetëm një grip dhe nuk është e çuditshme që ndonjëri nga ne të rezultojmë këto ditë pozitiv”, deklaroi ndër të tjerash Tovërlani.

Afrim Toverlani pret që të shtohet numri i futbollistëve të infektuar!

Afrim Toverlani pret që të shtohet numri i futbollistëve të infektuar! 🤔

Gepostet von Sporti në KlanKosova am Donnerstag, 21. Mai 2020