Tirana merr fitore të madhe në udhëtim, Kukësi merr tri pikë në minutat shtesë

Kanë përfunduar katër takimet e para në Kategorinë Superiore të Shqipërisë në futboll.

Tirana, lideri aktual i elitës shqiptare të futbollit, ka arritur fitoren e parë pas pandemisë në udhëtim te Bylis, shkruan Gazeta OLLE.

3-1, ishte rezultati që tiranasit fituan në udhëtimin e vështirë në ndeshjen e parë hapse pas pandemisë.

Ndërsa, Kukësi ka arritur të fiton krejt në fund, falë një golit në minutat shtesë për rezultatin 2:1 ndaj Luftëtarit.

Kurse, në dy takimet tjera, Vllaznia fitoi 3-1 në udhëtim te Flamurtari. Ndërsa Laci e Teuta luajtën baras 1:1.

Takimi i fundit i ditës së sotme zhvillohet në kryeqytet, Partizani pret Skënderbeun në derbin e javës, takim ky që fillon nga ora 20:00./Gazeta OLLE