“Tifozët e Pejës dhe Rahovecit nuk do të shkelin më në Rahovec”, Hajrizi i reagon Ramës: Ne luajmë për tifozë…

“Unë si kryetar i klubit të Rahovecit them se dy tifozërit si të Yllit dhe të Pejës nuk do të shkelin më në palestrën e Rahovecit së paku deri sa të jem unë kryetar i klubit”, tha Alban Rama i ftuar në ‘Sport Show’.

Kjo deklaratë e tij e drejtuar për tifozërit e dy skuadrave finaliste të Kupës së Kosovës, Yllit dhe Pejës, ka bërë që të reagojë edhe kapitenin e këtyre të fundit, Drilon Hajrizi, përcjellë Gazeta Olle.

Hajrizi, i cili është edhe anëtar i Kombëtares së Kosovës në basketboll, tha se ai luan për tifozë dhe se me mungesë të tyre nuk ka se çfarë të luajë.

“Ne lojtarët luajmë për tifozë, dhe në qoftëse ndalen tifozët atëherë pse të luajmë na. Ne duhet të punojmë në drejtim që mos të vjen deri tek eksesi. Problemi nuk është tek ndonjë tifo grup i caktuar por tek të gjithë së bashku, dhe duhet të punojmë për vedisim të tyre”, tha Hajrizi.

E gjithë kjo pasi në finale kishte ofendime ndaj qytetit të Rahovecit nga tifozërit e Yllit dhe Pejës.

Kujtojmë finalen e dy ditëve më parë e fitojë Peja që për kundërshtarë kishte KB Yllin./Gazeta Olle