Tifozat Kuq e Zi tallen me Maqedoninë (FOTO)

Tifozët Kuq e Zi të Kombëtares shqiptare, janë tallur me Maqedoninë, Kombëtare kjo me të cilën do të përballet Shqipëria më 5 shtator.

Takimi luhet në “Loro Boriqi”, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Tifozat Kuq e Zi, në banerin e tyre për ndeshjen, kanë shkruar emrin e kundërshtarit ‘fyrom’, me shkronja të vogla, dhe jo Maqedonia, siç pretention të quhet zyrtarisht shteti fqinj, shkruan “GazetaOlle.com”.

Fyrom, është emri zyrtar i Maqedonisë në gjuhën angleze, kurse në shqip i bie, Ish-Republika Federative e Jugosllavisë.

Përmes këtij baneri, tifozët kanë bërë thirrje për rezervim të biletave deri më 25 gusht. /Olle

tifozatkuqezi