Tifo grupi kosovar, kujton 21 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Tifozëria nga Prizreni, Arpagjikt, kanë kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe.

Në këtë ditë, 21 vite më parë, humbën jetën 243 persona, kurse u dogjën 893 shtëpi, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë postimi i tyre:

Gjaku s’falet kurrë!

21 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe.Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.