Super-goli i Cavanit me kokë dërgon Uruguain në çerekfinale si i pari nga Grupi C, Kili i dyti

Uruguai është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Amerikës, si Kombëtarja e parë në Grupin C.

“Celestes” fituan përballjen direkte me Kilin, që pas dy ndeshjeve të para kryesonte grupin me 6 pikë, përcjellë “Olle”.

Mirëpo, fitorja e Uruguait ngjiti këtë të fundit në vendin e parë me një pikë më shumë, 7.

Vendimtar në këtë fitore ishte sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani.

Ai realizoi një gol shumë të bukur me kokë në minutën e 82.

Uruguai dhe Kili mbeten dy prej pesë skuadrave pretendente për të fituar trofeun në fund.

Ndeshja tjetër e grupit ishte ajo mes Ekuadorit dhe Japonisë, që u mbyll në barazim 1:1 kështu që dy Kombëtaret u eliminuan. /Gazeta Olle/