Sulmuesi që i shënoi Kosovës në Shkodër po shkëlqen në start të edicionit të ri në Premierligë

Sulmuesi  finlandez, Teemu Pukki ka startuar edicionin e ri në Premierligë siç është më së miri.

Në tri ndeshje të kampionatit, Pukki ka shënuar gjithsej pesë gola, shkruan Gazeta Olle.

Madhe finlandezi i ka shënuar gola skuadrave si Chelsea, Liverpool dhe Newcastel.

Pas tri xhirosh, Pukki që luan te Norwich kryeson renditjen tabelore të golashënuesve të Premierligës me pesë gola.

Sulmuesi në fjalë i kishte shënuar gol edhe Kosovës në takimin e 5 shtatorit 2017 në Shkodër kur dardanët luajtën ndaj Finlandës të cilët na mposhtën 0-1./GazetaOlle

Fotografia e Sport Ekspres