Shkëlqen Drita, e fiton turneun ndërkombëtar (FOTO)

Drita nga Gjilani është në formë të mirë dhe më së miri e dëshmoi edhe triumfi në një turne volejbolli në Strumicë të Maqedonisë.

“Krenaria e qytetit Drita, arriti që në finale ta mposht klubin ‘UGD Shtip’ me rezultat 3:0 dhe te shpallet fituese e turneut ndërkombëtar që u zhvillua në Strumicë!

Ky turne ka qenë një pasqyrë mjaft e mirë për ta parë formën e klubit në prag të fillimit të kampionatit kombëtar. Vazhdojmë me trofe”, shkruan Lorik Ilazi, trajner i Dritës.

Drita është kampione e Kosovës.