Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i KOK-ut

Kuvendi Zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahet sot, ku do të mësohet se kush do ta udhëheq sportin tonë.

Besim Hasani, president i tanishëm dhe Jeton Beqiri, gjyqtar ndërkombëtar i pingpongut, janë kandidatët për president.

Parashikimet janë se do të ketë një garë të nxehtë me kundërshtime të shumta.

Kuvendi mbahet në Hotel Swiss Diamond, duke filluar nga ora 17:00, shkruan Gazeta Olle.

Loading...