Skuadra e Superligës me njoftim të rëndësishëm pas përhapjes së koronavirusit!

Sot në Kosovë ishin paraparë të zhvillohen shumë ndeshje në kuadër të Superligave, por edhe ligave më të ulta në vend.

Por, zhvillimet e fundit gjatë ditës së djeshme, ku dy persona rezultuan pozitiv me epideminë e koronavirusit, kanë bërë Qeverinë e Kosovës që të pezullon gjitha aktivitetet sportive në vend, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë arsyeje, skuadra e basketbollit Trepça, ka pezulluar gjitha përgatitjet e skuadrës.

Më poshtë njoftimi i tyre:

Pas njoftimit nga FBK mbi pezullimin e ndeshjeve kampionale si masë parandaluese e shpërndarjës së COVID-19(Coronavirus), KB TREPÇA ka pezulluar cdo aktivitet sportive deri në njoftimin e rradhës. Me këtë fotografi KB TREPÇA falënderon secilin kontributdhënës,përkrahës dhe TORCIDEN për përkrahjen e dhënë gjatë këtij sezoni i cili ka qenë mjaft sfidues.

Te gjithë të prekurve nga COVID-19 KB TREPCA i uron shërim te shpejt.