Skuadra e madhe spanjolle në krizë, lojtarët do të marrin vetëm gjysmën e pagës?

COVID-19 ka shkaktuar krizë të madhe edhe në botën e futbollit.

Bordi i klubit të Barcelonës ka kontaktuar me lojtarët më të mirë të skuadrës për t’i kërkuar atyre një ulje të pagës për pjesën e mbetur të sezonit.

Kriza e krijuar nga koronavirusi e ka lënë klubin në një situatë të vështirë financiare, e cila vështirë se mund të mbulojë buxhetin e këtij sezoni.

Një nga masat që u diskutua në mbledhjen e bordit të mërkurën e kaluar ishte biseda me lojtarët në mënyrë që një pjesë e pagës së këtij sezoni të ulet.

Gjatë fundjavës ka pasur biseda midis drejtuesve dhe kapitenëve për të shqyrtuar këtë mundësi. Në fillim përgjigja e lojtarëve është pozitive, por aktualisht nuk është arritur asnjë marrëveshje.