Skuadra e Ligës së Parë po kërkon lojtarë në “Facebook”

Ramiz Sadiku që bënë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar ka shpallur “konkurs” për lojtarë të cilët dëshirojnë të provohen tek kjo skuadër.

‘Ndërtimtarët’ kanë pasur një sezon realatvisht të mirë dhe gjenden në vendin e 10-të me 21 pikë.

“Njoftojmë të gjithë futbollistët e KF RAMIZ SADIKU – Ekipi e parë se Faza përgatitore për stinorin Pranveror do të filloj ditën e hënë me datë 15.01.2018 .

Ramiz Sadiku

“Të gjithë futbollistët duhet të vijnë me përgatitje sportive për fillimin e stërvitjeve.

“Po ashtu klubi është i hapur edhe për testime të futbollistëve tjerë të interesuar”, thuhet në kumtesë.

auto_Ramiz_Sadiku_-_Ballina1515067848