Skuadra e Ligës së Dytë me katër transfere nga Superliga

Është formuar dy vite më pare por në këtë edicion do garoj për here të pare në Ligën e Dytë të Kosovës.

Bëhet fjal për skuadren FC A&N nga Prizreni, raporton GazetaOlle.com.

Tashmë kjo skuader ka filluar të mendojë për përforcime në klub, e ku nuk mungojnë edhe emrat e disa futbollistëve nga Superliga e Kosovës.

Vigan Rexha  e Adell Salihi nga Liria, pastaj dyshja nga Ballkani, Ilir Gegaj e Leutrim Gashi janë emrat e përforcimeve që kjo skuader ka bërë gjatë këtij muaji, dhe që të gjithë ishin pjesë e Superligës edicionin që lam pas.

Fotografia e FC A&N