Skënderbeu eliminohet nga Kupa, finalja Laçi – Kukësi

Kampioni i shumëfishtë i Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës është eliminuar nga Laçi, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Edhe pse shënuan fitore 2:1 në ndeshjen e kthimit, kjo nuk iu mjaftoi korçarëve të kalojnë në finale.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:0 për Laçianët, raporton Olle.

Në finale kaloi edhe Kukësi që eliminoi Flamurtarin e Vlorës. Ndeshja e sotme u mbyll 1:0 për Kukësin.