Sidni Hoxha eliminohet, edhe pse doli i pari

Sidni Hoxha dhe Lum Zhaveli, kanë përfunduar aventurën në ‘Rio 2016’

Notari nga Shqipëria, Sidni Hoxha, i cili përfundoi i pari në baterinë e tij në Stil të Lirë në 50 metra në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, nuk ka kaluar në gjysmëfinale

Kjo pasi koha e tij prej 22.80 sekondash ishte e 41’ta nga të gjithë garuesit. Tutje kanë kaluar 16 më të mirët.

Nga kjo garë u eliminua edhe notari kosovar Lum Zhaveli, i cili ishte i shtati në baterinë e tij, ndërsa i 57’i nga 85 garuesit.

loading...