Shkëndija e Tetovës në Prishtinë

Shkëndija po i vazhdon përgatitjet për pjesën pranverore të sezonit.

Kuqezinjtë janë rikthyer ditë më parë në terren për herë parë në vitin 2018.

Një pjesë e futbollistëve gjatë kësaj jave në Prishtinë i kanë kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa pjesa tjetër në atë periudhë ka zhvilluar seancë stërvitore në Tetovë.

Në stërvitje janë paraqitur përforcimet e fundit, portieri Mustafi dhe mbrojtësi Adili, ndërsa Bilalli ishte me grupin në Prishtinë.

Pas mungesës së arsyeshme në grumbullimin e parë, të enjten dhe të premten ekipit i janë bashkuar Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani, ndërsa të shtunën arriti braziliani Junior. /Zëri/

received_10156272184288641 received_10156272184768641 received_10156272185333641 received_10156272185673641