Shkëlqimi dhe rënia e Otto John, nga njeriu që ia fitoi titullin në lojtari që po e largon 89-shin nga objektivat

Sulmuesi nigerian Otto John nuk e ka shkëlqimin e sezonit të shkuar.

John që theu rekordin e golave kampionatin e shkuar, këtë kampionat është larg formë së treguar vjet.

Raste të humbura me gol të zbrazët e shumë pak gola të shënuara, shkruan GazetaOlle.com.

Një të tillë e kishte edhe në ndeshje ndaj Llapit sot në Kupë, kur pas një topi të kthyer nga portieri, në portën e zbrazët, ai dërgoi topin mbi portë.

oto john

John tashmë është në krizë të thellë dhe këtë po e vuan më së shumti Trepça ’89, që tashmë është e eliminuar nga Kupa dhe në kampionat ka mbetur prapa.

Sulmuesi nigerian u fol se mund të kalojë të Skënderbeu, por forma e tij nuk i garanton më një kampionat më lartë se ky i yni.

oto john

Në prite të Otto Johnit të vërtetë, apo ndoshta ky është ai, pasi sezonin e shkuar pati vetëm fat.

Trajnerët e Kosovës e vlerësuan kështu, pasi nuk e futën në formacionin e viti, duke mos e parë si krucial në sukseset e 89-shit.

Por a është fat të shënon 30 gola. Natyrisht që jo! /Gazeta Olle/

John John