Rrahmani për De Biasin: Nuk e kuptoj as sot pse më la jashtë ‘Euro 2016’

Amir Rrahmani ka komentuar edhe një herë mos ftesën në ‘Euro2016’ nga ish-trajneri i Shqipërisë, Gani De Biasi.

Në një intervistë të dhënë për “Zona Gol”, Rrahmani ka prekur edhe temën që bëri ta zgjedh më pas Kombëtaren e Kosovës ku edhe është kapiten, përcjellë Gazeta Olle.

Vendimi i De Biazit për t’u larguar nga lista e Europianit? “Unë u largova dhe vetëm ditën e parë isha i mërzitur, por nuk ishte fundi i botës.

E prisja edhe jo, pasi e dija se nuk kisha shumë paraqitje me Shqipërinë. Por nga ana tjetër kishte shumë lojtarë të vjetër dhe duhet të mendohej për të ardhmen e Shqipërisë. Pra ne nuk ishim e ardhmja dhe për këtë arsye unë kam ikur.

Është një gjë që nuk e kam kuptuar as sot, se përse nuk na morrën ne që i shërbejmë të ardhmes, Rashicën dhe Gjimshitin”, ka thënë Amir Rrahmani.

Rrahmani, nga qershori do të jetë pjesë e Napolit, me të cilët ka nënshkruar kontratë tashmë./Gazeta Olle