Ronaldinho sikur Pablo Escobar: Po shijon jetën në burg, ka gjithçka që i duhet

Legjenda braziliane Ronaldinjo, tashmë disa ditë që qëndron prapa grilave në Paraguai për shkak të një pasaporte false.

Ronaldinho është në burgun famëkeq “Asuncion”, i cili strehon kriminelët më të mëdhenj, megjithatë braziliani ka arritur të bëhet yll edhe këtu.

Konkretisht, tashmë kanë dalur fotografi të reja të Ronaldinjos, ku shihet ai duke pirë alkool në shoqërinë e kriminelëve, me të cilët duket se është miqësuar.

Duket se ai dhe shokët e tij në burg po kalojnë ditë të mira, ndërsa disa prej tyre po shfrytëzojnë rastin të bëjnë autografe me Ronaldinjon në fanellat e tyre.

Shumë në rrjete sociale e kanë cilësuar Ronaldinhon me ‘bosin’ e drogës, Pablo Escobar, i cili kaloi një pjesë të jetës në burg, ku kishte kaluar në një burg të modeluar vetëm për të.