Rizespor “fërkon duart”, merr 15 për qind të shitjes së Muriqit

Presidenti i Rizespor, Hasan Kartal, ka bërë me dije se ekipi i tij do të përfitojë 15% të vlerës nëse Fenerbahçe shet sulmuesin Vedat Muriqi në ekipet elitare në Evropë.

“Ai erdhi te ne dhe përfaqësoi Rizesporin në mënyrën më të mirë. Tani po djersin për suksesin e Fenerbahçes. E besoj se Vedati do të jetë i suksesshëm”.

“Jemi shumë të lumtur të shohim ofertat që vijnë për të. Ashtu siç u përmend, nëse transferohet në Evropë nga Fenerbahçe, atëherë klubi jonë do të përfitojë 15 % nga shitja e tij. Kjo na bën të lumtur, por dëshira ime është që t’ia kujtojmë emrin te Fenerbahçe”, ka thënë Hasan Kartal.

Te Rizespor, Vedat Muriqi kishte shënuar 25 gola në 50 takime.