Renditja e FIFA-s, pas fitores, Kosova do të pozicionohet në këtë vend

Fitorja e parë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sigurisht se do t’i sjell Përfaqësueses tonë renditje më të mirë në FIFA.

Kosova të premten mbrëma mundi 2:0 Ishujt Faroe në miqësoren e zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë.

Në bazë të koeficienteve të FIFA-s, për renditjen që e publikon çdo muaj, Kosova pritet të fitojë rreth 100 pikë, shkruan “GazetaOlle.com”.

Momentalisht Kosova nuk ndodhet fare në renditje, pas nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, por në rang-listën e re të FIFA-s që publikohet në fillim të muajit korrik, FIFA do ta rendit Kosovën diku rreth pozitës 170-180, varësisht edhe nga rezultatet e Kombëtareve tjera.

Kështu, Kosova do të kalonte 30-40 Kombëtare.

Pikët në FIFA fitoren në bazë të rëndësisë së ndeshjes, nëse ajo është miqësore, kualifikuese, apo e ndonjë kampionati evropian ose botëror. Më pas shikohet kundërshtari se në cilin vend pozicionohet dhe nga cila Konfederatë vjen. Në këtë rast, Ishujt Faroe (renditja momentale 89) vijnë nga Evropa që ka koeficient 0.99. /Olle