Prizreni shpallë Xhoxhajn si sportist të vitit, shpërblen edhe një klub e një futbollist

Në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, DKRS-ja ka bërë shpalljen e më të mirëve në lëmin e sportit dhe kulturës për vitin 2016.

Sportisti i vitit 2016 është shpallur boksieri Armend Xhoxhaj, ndërsa klubi më i mirë Bashkimi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Në mesin e 10 sportistëve më të mirë është futur futbollisti premtues i Lirisë, Ilir Mustafa.