Kosova bëhet edhe me një klub të futsallit (FOTO)

Pas një iniciative të disa ish futbollistëve të klubeve prizrenase dhe punëtorëve sportiv, është themeluar klubi i Futsal-it “ Prizreni”, i cili do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Tashmë është formuar një grup punues i cili është duke e bërë organizimin e klubit, me ç’rast janë përzgjedhur disa futbollistë cilësorë të cilët më herët kanë luajtur futsal për klubet më të njohura në vendin tonë si Alban Hamzaj, Ferdi Erceg etj.

Njëri nga ideatorët e themelimit të këtij klubi, trajneri i mirënjohur dhe njëri ndër lojtaret më të spikatur që ka patur Liria, Skënder Kapra, thotë se duke parë se Futsal-i po zhvillohet fuqishëm në Kosovë dhe duke pasur parasysh faktin se Prizrenit i mungon një klub i tillë, vendosem që të organizohemi dhe themelojmë një skuadër , pasi që Prizreni ka shumë futbollistë që denjësisht mund të përfaqësojnë qytetin e tyre.

prizreni

 

Ai thotë se klubi është i hapur për të gjithë ata që mund të kontribuojnë krijimit të një skuadre të fuqishme në të ardhmen.

Kapra, pret që komuna e Prizrenit të mbështes klubin më të ri sportiv në këtë komunë, por shpreson gjithashtu se edhe shumë njerëz të vullnetit të mirë të bëjnë një gjë të tillë. Përgatitjet kanë filluar para disa kohesh, ndërsa stërvitjet janë duke u mbajtur në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.

Punën me futbollistë është duke e bërë Skender Kapra, i cili thotë se në të ardhmen do të zgjidhet një trajner i ri i cili do të jetë i angazhuar ekskluzivisht për të drejtuar këtë skuadër.

Sipas themeluesve të këtij klubi, synimet janë që klubi të vendoset në këmbë të shëndosha dhe shumë shpejt ai të jetë pjesë e elitës kosovare të Futsal-it. Klubi prizrenas ndeshjen hapëse të Kampionatiti do ta zhvillojë këtë fundjavë në vatër të vet kundër ekipit “Albaniku” nga Leposaviqi.

 

prizreni2

loading...