Prishtina në Ligën e Kampionëve, publikohet orari i ndeshjes me gjigantin polak

Klubi i basketbollit të Prishtinës ka mësuar javën e kaluar kundërshtarët e parë në Ligën e Kampionëve.

“Plisat” do të takohen me skuadrën e fortë dhe disa herë kampione e Polonisë, Legia Warshava, shkruan Zëri.info.

Prishtinasit në rast e kalojnë skuadrën gjelbërbardhë atëherë do të ketë një kundërshtar edhe më të fortë.

Nizhny Novgorod, skuadra ruse, do të mund të jetë kundërshtar i kampionit të Kosovës për kualifikimet për garën evropiane të basketbollit.

Image

Me fitore kundër këtyre dy skuadrave, Prishtina kualifikohet në edicionin e rregullt në grupin C, ku gjenden Iberostar Tenerife (ish kampion i Champions League), Brose Bamberg (Gjermani), CEZ Nymburk (Çeki), VEF Riga (Letoni), Peristeri (Greqi), Gaziantep (Turqi) si dhe fituesi i ndeshjeve (Benfica/Groningen/Mornar).

Kurse, në pasditën e sotme është publikuar orari zyrtar i ndeshjeve eliminatore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Damir Mulaomerovic do të përballet me Legia Warsaw në kryeqytetin kosovar më 17 shtator.

Image