Prishtina demanton takimin me Salihun: Klubin tonë e përfaqësojnë dy delegatët dhe askush tjetër

Skuadrat kosovare po vazhdojnë të respektojnë qëndrimin në karantinë pas gjendjes së krijuar në vend, nga epidemia e koronavirusit.

Gjatë kësaj kohe, janë publikuar disa detaje se klubet e Superligës janë takuar me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, shkruan Gazeta Olle.

Ndaj këtyre lajmeve, ka reaguar edhe skuadra e Prishtinës, që dematon një gjë të tillë. Kurse, reagime të ngjajshme kishin edhe disa skuadra tjera të Superligës.

Më poshtë reagimi i FC Prishtinës:

Pas shkrimeve të fundit rreth kush kënd e përfaqëson,

FC Prishtina iu njofton,

Klubin tonë e përfaqësojnë dy delegatët e saj në kuvendin e FFK-së dhe askush tjetër.

Për FC Prishtina, në këtë moment, me më rëndësi e ka të jemi të bashkuar në tejkalimin e situatës në të cilët ndodhemi, edhe pse ne jemi mësuar me karantinim të sportit për shumë vitet e kaluara, por megjithatë ftojmë të gjithë me një zë t’i tejkalojmë çdo problem në futbollin tonë.