Prishtina 01 “sundon” kryeqytetin, fiton derbin lokal dhe merr Kupën e Kosovës në futsall

Prishtina 01 ka fituar Kupën e Kosovës në futsall për edicionin 2019/20.

Bardhekaltërit mundën skuadrën tjetër nga kryeqyteti, Mabetex Prishtinën, në takimin final të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, përcjellë Gazeta Olle.

Rezultati në fund shënonte 2:1 në favor të ekipit të Prishtinës 01.

Golat i realizuan Shefki Kamberi dhe Eljesa Neziri.

Ndërkohë për Mabetex Prishtinën realizoi Shqipron Ibrahimi.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e kësaj skuadre, e cila me organizimin dhe kualitetin brenda ekipit, premton shumë në të ardhmen.

Vlen të theksohet që palestra ishte e stërmbushur me adhurues futsalli. /Gazeta Olle/

Festa e lojtarëve të Prishtina 01 pas finales