Prezantuesja e sportit Genta Cana bëhet nënë,fëmijën e pagëzon me këtë emër

Prezantuesja e njohur, Genta Cana, është bërë nënë për herë të parë të shtunën e 3 gushtit.

Një ditë pasi publikoi një set fotografish, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, prezantuesja nga Gjakova mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo lindi në një nga spitalet private të kryeqytetit, ndërsa solli në jetë një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë pagëzuar me emrin Ella.

Si nëna ashtu edhe vajza gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa urimet e menjëhershme nga familjarët dhe rrethi shoqëror nuk kanë munguar.

“Është gati fundi i këtij rrugëtimi të bukur. Vajza ime është gati të takojë botën”, shkruante Genta në një prej fotografive të publikuara së fundmi në Instagram, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Përndryshe, Genta Cana dhe bashkëshorti i saj, Nol Fetoshi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në prill të këtij viti.