Presidenti i KOK-ut, vizitoi sot qendrën më të re për rehabilitim sportiv

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, vizitoi sot qendrën më të re për rehabilitim sportiv, Physio Miracle.

Hasani u prit ngrohtësisht nga drejtuesit e kësaj qendre, duke u njoftuar në detaje për të gjitha shërbimet që ofrojnë për sportistët.

Krahas cilësisë së pajisjeve, që sipas tyre është fjala e fundit e teknologjisë, presidentit Hasani i bënë përshtypje edhe kualifikimet e stafit që punojnë aty.

Drejtuesit e kësaj qendre shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar me Komitetin Olimpik të Kosovës, në veçanti me 35 bursistët Olimpik dhe Shpresat Olimpike 2019.

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee