Prishtina ka diçka për Genc Nuzën (FOTO)

Kërkesë zyrtare s’mund të thuhet që është, por shprehje e dëshirës po. Prishtina mendon që Genc Nuza duhet t’i gjykojë ndeshjet e skuadrës bardhekaltër.

Një gjë të tillë, FFK ia pamundëson për shkak se është i lindur në Prishtinë, ani pse me prejardhje është nga Gjakova, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Prishtina shkruan që nuk e ka luksin që ndeshjet e saj të mos i gjykojë gjyqtari i vetëm kryesor me stemë të FIFA-s.

Për herë të fundit Nuza i ka referuar Prishtinës në vitin 2015.