Pos Zhegrovës edhe Donis Avdijaj dje bëri super-paraqitje në Ligën e Evropës

Pos Edon Zhegrovës dje në ndeshjet e Ligës së Evropës shkëlqeu edhe anësori tjetër Donis Avdijaj.

Ky i fundit në ndeshje ndaj skuadrës ruse, Krasnodar luajti 65 minuta, përcjellë Gazeta Olle.

Avdijaj për aq minuta sa luajti ishte nga lojtarët më të dalluar të skuadrës turke, Trabzonspor.

E në një video të postuar nga vetë futbollisti 23 vjeçar shihet disa nga momentet e ndeshjes së djeshme.

Madje në një moment Avdijaj është afër golit por atë ia pamundëson portieri vendas.

Kujtojmë, Avdijaj nuk ftohet në kombëtaren e Kosovës për afro 1 vit.