Plas sherri te Shkëndija: Konflikt mes futbollistëve në seancën stërvitore

Shkëndija e Tetovës nuk është duke kaluar në momente të mira.

Pas eliminimit nga Championsi e Liga e Evropës, skuadra tetovare e ka nisur me humbje edhe elitën e futbollit në Maqedoni, shkruan GazetaOlle.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pasi që problemet në këtë skuadër tashmë janë shtuar.

Siç raporton faqja “Shkëndija mbi të gjitha”, gjatë seancës stërvitore të Shkëndijës, ka pasur një incident mes dy futbollistëve të kësaj skuadre.

Agim Ibrahimi dhe Gledi Mici raportohet të kenë pasur një konflikt verbal mes tyre.

Ibrahimi i cili cilësohet si një lider i tetovarëve ka dhënë sinjale negative kohën e fundit sepse edhe në ndeshje ndaj Dudelange kishte marr karton të kuq pas konfliktit me gjyqtarin, e ku pritet të dënohet nga UEFA.

Fotografia e Shkëndija Mbi Të Gjitha