Përveç Livorekës edhe ky sulmues po mungon në stërvitje te Feronikeli

Nuk është vetëm sulmuesi, Përparim Livoreka që po mungon në stërvitjet e Feronikelit.

Një futbollist shumë i rëndësishëm nuk është parë ende në përgatitjet që kanë nisur më 5 janar.

Bëhet fjalë për super-sulmuesin nga Gjakova, Mevlan Zeka, shkruan Infokusi.

Futbollisti në fjalë është duke munguar për shkak të një intervenimi kirurgjik që ka pasur në hundë.

Ai shumë shpejt pritet të bashkohet në stërvitje me Feronikelin.