Ndeshje e shumëpërfolur Istogu – Vëllaznimi, regjistrohet me këtë rezultat

Dueli i xhiros së parë i Ligës së Parë ndërmjet Istogut dhe Vëllaznimit kishte përfunduar 3:3, por meqenëse skuadra mysafire nuk kishte regjistruar në protokoll së paku dy futbollistë nën moshën 20-vjeçare, Komisioni i Garave e regjistroi duelin me rezultat zyrtar, 3:0 në të mirë të vendasve.

Mirëpo, vendimi i fundit është befasues. Komisioni për Ankesa e ka shfuqizuar vendimin e Komisionit të Garave dhe duelin e ka regjistruar me rezultatin e arritur në fushë, duke u arsyetuar se gjakovarët kishin futbollistët nën moshën 20-vjeçare.

Gjithsesi, i çuditshëm vendimi, pasi njëri Komision kishte konstatuar se Vëllaznimi kishte thyer rregullat, kurse tjetri vendosi pro klubit gjakovar.

Ja vendimi i plotë i Komisionit për Ankesa për këtë ballafaqim të shumëpërfolur.

Komisioni për ankesa duke vendosur në ankesën e klubit të futbollit “ Vëllaznimi” nga Gjakova për rastin konkret për bazë pati faktet dhe provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe për të njëtën duke u bazuar në Dispozitat e akteve normative – Rregulloren disiplinore neni 110 paragrafi 1 pika c si dhe Propozicioneve të garave neni 22 paragrafi 3 dhe Rregullores së garave neni 49 paragrafi 3 sjelli këtë

V E N D I M

Ndryshon vendimin e Komisionit të shkallës së parë; Komisioni të garave të Vala-Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll të datës 30.08.2016 lidhur me regjistrimin e ndeshjes ISTOGU – VËLLAZNIMI 3;0 ( rezultat zyrtar në të mirë të klubit të futbollit “Istogu “ nga Istogu e zhvilluar me datë 27.08.2016 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog me datë 27.08.2016

 

Ndeshjen e Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të javës së parë; ISTOGU – VËLLAZNIMI e regjistron me rezultatin e arritur ne fushën e lojës 3;3

A r s y e t i m

Komisioni për ankesa në rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë kishte ; provat e ofruara – faktike nga ana e palës së ankimuar si dëshmi që në përbërjen – formacionin e parë të klubit të futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova për atë ndeshje ishin të paraqitur 3 ( tre ) lojtarë nën moshën 20 vjeqare si ; Procesverbalin e ndeshjes , Librezat sportive dhe letërnjoftimet e lojtarëve nën moshën 20 vjeqare të cilët ishin : Ardit Vokshi me numër të librezës 469/GJHK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, i lindur me date 23.07.1996 ( në formacionin bazë ), Drilon Nuza me numër të librezës sportive 3307/GJK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20 ( i lindur me 03.09.1996 ) dhe lojtari Enis Lokaj me numër të librezës sportive 638/GJK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19 ( lindur me 27.11.1996 )

Duke iu referuar fakteve juridike , Komisioni për ankesa verteton së në rastin e ndryshimit të vendimit të shkallës së parë dhe regjistrimit të ndeshjes me rezultat të arritur në fushën e lojës është respektuar përpikërisht neni 22 i Propozicioneve të garave paragrafi 3 dhe nenin 49 paragrafi 3 të Rregullores së garave me çrast, ankesa e klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova vendoset pozitivisht dhe si e bazuar në aktet normative të Federatës së futbollit të Kosovës.