Peja mposhtet në Shkodër nga Vllaznia në Ligën Ballkanike

Skuadra e Pejës është mposhtur në takimin e sotëm të fazës së dytë në Ligën Ballkanike.

Pejanët u mposhtën në udhëtim te skuadra shqiptare, Vllaznia e Shkodrës, shkruan Gazeta Olle.

78:62, ishte rezultati final pas katër çerekëve të luajtur.

Më të dalluarit te Peja ishin basketbollistët: Johnson 19 pikë, Prahl 15 pikë dhe Jackson 11 pikë.

Kurse te Vllaznia u dalluan: Voss me 16 pikë, Vujovic me 15 pikë si dhe Ross me poashtu 15 pikë.

Kujtojmë, në këtë ndeshje, Peja luajti pa dy basketbollistët më të mirë të ekipit, Drilon Hajrizi e Dardan Berisha të cilët së fundi ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës, në fitoret ndaj Islandës dhe Luksemburgut.