Pasi dështoi me Neymar: Eriksen bëhet shënjestra e radhës e Real Madrid

Pas dështimit për ta përvetësuar sulmuesin Neymar, skuadra Real Madrid tani është përqendruar në mesfushorin danez, Christian Eriksen.

Gjigantët spanjollë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të nënshkruar kontratë me Neymar, mirëpo ky i fundit nuk arriti t’i bindë përfaqësuesit e PSG-së për një transferim, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Sipas Mirror, kontrata e Christian Eriksen në Tottenham pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe Real Madrid është duke u munduar që ta shfrytëzojë këtë mundësi.