Pajaziti konfirmon marrëveshjen me Vëllaznimin

Pas dështimit edhe këtë edicion për inkuadrim në Superligë, skuadra gjakovare Vëllaznimi tashmë ka filluar të mendoj për edicionin e ri.

Trajneri i njohur Sadat Pajaziti pritet të jetë trajner i ri i kësaj skuadre.

Për GazetaOlle, Pajaziti e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën gjakovare.

Mund të konfirmoj që kem ra dakord në parim, dhe brenda 2-3 dite mund të finalizohet e gjitha”, ka thënë trajneri nga Kosova Lindore.