“Olle” formacioni i sezonit në Vala Superligë

E vështirë të zgjedhësh më të mirët të një sezoni me 33 xhiro e me shumë futbollistë vendimtarë, megjithatë redaksia e Gazetës Olle ka përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit në Vala Superligë, duke u bazuar në paraqitjet individuale, statistikat e sukseset e lojtarëve gjatë këtij edicioni.

Portier – A mund t’i fusim dy portierë në portë? Fatkeqësisht jo. Faton Maloku dhe Bledar Hajdini shkëlqyen me skuadrat e tyre. Hajdini fitoi titullin kampion me 89-shin, por duhet që pranuar që megjithatë nuk ishte pika më e fortë e skuadrës së tij. Ndryshe nga ai, Maloku ishte ylli i padiskutueshëm i Gjilanit në vjeshtë dhe futbollisti më i mirë i Feronikelit në pranverë. Këtë të fundit e konfirmojnë edhe analizat e brendshme të ish-kampionit. Edhe me bilanc personal, Maloku qëndron më mirë, pasi që ka pësuar 21 gola me dy skuadrat këtë edicion, ndërsa Hajdini tri më shumë, 24. Faton Maloku!

hajdini maloku

Mbrojtja – Vjen me tre. Në krahë, anësorët më të mirë të Superligës për këtë sezon, Përparim Islami në të djathtë dhe Arbër Potoku në të majtë. Ndihmuan skuadrën me stabilitet prapa, shpërthime përpara, asistime e ndonjëherë edhe gola. Në qendër kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku. Nëse mund ta përkufizojmë sezonin e tij me një fjali: “Ngriti cilësinë e futbollit kosovar”. I pakalueshëm, i pa kompromis, një lider që i mungonte prej kohësh Prishtinës.

perparim islami

 

dallku 1

Arber Potoku

Mesfusha – Gauthier Mankenda ishte futbollisti më i mirë ofanziv i Prishtinës këtë sezon, aq sa në verë mund të largohet (shitet) në futbollin evropian. Afrikani spostohet në të djathtë, për t’i lënë vend në mes motorit të sezonit fantastik të Llapit, Hamdi Namani. Mesfusha kompletohet me një dyshe të 89-shit. Një kombinim perfekt mes fizikut dhe fantazisë. Një përzierje e talentit dhe përvojës, që ishte çelësi i mitrovicasve: Ylber Maloku dhe kapiteni Shpëtim Idrizi.

Mankenda

namani

arber maloku

shpetim idrizi

Sulmi – Pa konkurrencë në qendër Oto John i 89-shit, që mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në Kosovë me 28 gola. Ai u “ushqye” me asistime gjatë gjithë sezonit nga Florent Hasani dhe Fiton Hajdari, që ishin krahët më të mirë ofanziv të këtij edicioni dhe rrjedhimisht zënë vendet e tyre në formacionin e kampionatit.

John John

Florent Hasani

Hajdari Maxhuni

Trajner – Zekirija Ramadani fiton balotazhin me Tahir Batatinën, që gjithsesi bëri një sezon ëndrrash dhe është gati ta dërgojë Llapin në Evropë. E këtë veçse e ka bërë Ramadani, që mori skuadrën në vendin e parë, por e mbajti aty, për ta shpallur kampione. Trajneri i parë kampion në histori të klubit. Trajneri i parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për një skuadër kosovare. Duartrokitje për të!

zekirija ramadani

 

A jeni gati? Koha për të parë 11 lojtarët që i lexuat lartë, të “shtrirë” në skemën e formacionit të vitit, e cila vjen me skemën 3-4-3.

FORMACIONIII