Mungon edhe në ndeshjen e sotme: Ja postimi ekip i Arbër Zenelit

Zeneli i mërzitur që do të mungojë në ndeshjen kundër Anglisë. Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e ardhshme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Dardanët” do të përballen në udhëtim te Anglia, me sfidën që fillon prej orës 20:45.

Në këtë ndeshje, ashtu edhe si ndaj Çekisë, nuk do të jetë i gatshëm Arbër Zeneli, i cili kishte marrë një lëndim të rëndë në qershor në sfidën ndaj Malit të Zi.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” sa i përket kësaj ndeshjeje, derisa ka shkruar: “Kur s’mund të jesh në Angli sonte”. Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje.