MKRS ndihmon me 5 milionë euro, Llumnica: Infuzion i mirë për sportin

Klubet elitare të Shqipërisë gjatë këtyre ditëve janë tubuar, duke kërkuar ndihmë nga Qeveria e shtetit si shkak i koronavirusit.

Iniciativë të ngjajshme ka kërkuar edhe skuadra e Ballkanit, në krye me Arsim Kabashin, përcjellë Gazeta Olle.

Kurse gjatë ditës, edhe Trepça 89, i është bashkuar kësaj iniciative.

Për këtë ka shkruar edje njohësi i futbollit vendor Ardian Llumnica, i cili ka shkruar se ndihma e Qeverisë drejtuar MKRS-së është një ‘infuzion’ mjaft i mirë për sportin.

Më poshtë postimi i tij:

Sporti vs Covid-19

Sponzoret dhe klubet jane atakuar direkt financiarisht nga pandemia covid-19 edhe ne Kosovë si edhe ne çdo vend tjeter .

Andaj, Qeveria e Kosoves tashmë ka ndarë pakon e sajë te parë emergjente prej 5 Milion eurove per mbeshtetje te Ministris se Kultures, Rinis dhe Sportit dhe kjo eshte pertej asajë
” a tubohemi” .

Ne kuader te Ministris tashmë eshte ngrit edhe komisioni profesional qe percakton kriteret dhe keshtu do te respektohet hirarkia instutucionale, Qeveri-Ministri-Federat-Klube sepse dëmi qe pandemia kovid-19 i shkakton sportit eshte dëmë ne çdo sport, në çdo klub e ne çdo ligë .

Kjo pako e ndihmes emergjente kryesisht duhet te fokusohet ne Sport e Kultur dhe me pakë ne rini e aktivitete rekreative .

Pavareisht qe kjo ndihm mund te duket e vogel por prakitkisht eshte njëfarë infuzioni i mirë per këtë muaj, dhe eventualisht tjetrin .

Andaj edhe ata (sponzoret) duhet te jenë vigjelinet dhe te orjentohen edhe tekë pakot tjera te ndihmes qe shteti i ka ndarë per bizneset dhe ndermarrjet .

Keshtu ata do ta ndjejnë doren e shtetit, dhe sporti do ta ndjejë doren e tyre .

Keshtu, ata duhet ta kuptojnë shtetin, dhe sportistet duhet ti kuptojn ata(sponzoret).